MENU
klinika

Publikohen pamjet/ Video

Goditet ndërsa ishte live Arnold Schwarzenegger

20.05.2019 - 14:41

Publikohen pamje të reja nga momenti i sulmit ndaj Arnold Schwarzenegger.

Pak ditë më parë u publikua një video, në të cilin një person  sulmonte ikonën e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

Aktori i famshëm hollivudian qëndronte në Afrikën e Jugut dhe po xhironte me telefonin e tij, ndërkohë që dikush e ka goditur nga pas me të dyja këmbët.

Tani është publikuar edhe një tjetër video nga një kënd tjetër, ku shihet goditja e fuqishme që ushtrohet mbi Schwarzenegger dhe në atë moment personi rrëzohet, ndërsa menjëherë intervenon sigurimi.

Nuk dihet arsyeja e këtij sulmi që i ka shqetësuar fansat, ndërsa derisa stafi i sigurimit e ka larguar personin që e bëri këtë veprim, ai është dëgjuar duke thënë: “Më ndihmoni, më duhet një Lamborghini!”.

Sulmi ndaj 71-vjeçarit ka ndodhur në evenimentin sportiv “Arnold Classic Africa”, në Republikën e Afrikës së Jugut.

Kujtojmë se aktori është edhe financuesi i kësaj shkolle në Afrikën e Jugut.