MENU
klinika

Maqedoni e Veriut

Heshtje zgjedhore, Presidentin e vendosin shqiptarët

04.05.2019 - 17:00

Në Maqedoninë e Veriut po mbizotëron heshtja zgjedhore.

Shteti maqedonas është vetëm disa orë larg nisjes së raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Zaev, dhe Gordana Silianovska, e përzgjedhura e partisë opozitare VMRO-DPMNE, kanë theksuar edhe njëherë rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në votim dhe nevojën e stabilitetit politik të vendit.

Të shkoni të votoni masivisht të dielën më 5 maj. Siç e dini, ekipi politik që ju udhëhoqi dy vitet e fundit ka zgjidhur çështje të cilat askush nuk mundi t’i zgjidhte 30 vitet e fundit.

E dini që ishin kompromise të vështira, por të domosdoshme, dhe e dini se para ndryshimit të emrit të vendit tonë bota dhe BE-ja nuk hapte dyert për ne, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Deri më tani, asnjë nga funksionet e presidentit nuk u përdor me të vërtetë për të zgjidhur çështjen e emrit. Ju referohem pushteteve të ndara që presidenti ka në marrëdhëniet e jashtme”, tha Gordana Silianovska, kandidate për presidente e VMRO-DPMNE-së.

Të djelën Maqedonia e Veriut zgjedh presidentin e 6-të të saj dhe për këtë duhet që pjesëmarrja në zgjedhje mbi 40%.

Nëse pjesëmarrja nuk shkon mbi 40%, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.