1754 – Lufta franko – indiane: Në angazhimin e parë në luftë, milicia e Virginias nën komandën e 22-vjeçarit nënkolonel George Washington, korri fitore ndaj një force franceze që kishte hyrë në thellësi të kolonive angleze të Amerikës për të ndjekur indianët, por edhe për të zgjeruar kolonizimin. Beteja u zhvillua në Jumonville Glen në atë që është sot qarku Fayette në jugperëndim të Pensilvanisë. Lufta franko – indiane, ishte fillimi i armiqësive të hapura midis kolonive të Britanisë dhe Francës; të dy vendet ishin nisur drejt një konflikti në Amerikë që nga viti 1689, dhe ky rivalitet rezultoi në rritje të dukëshme të kolonive nga një popullsi prej 250.000 banorësh në vitin 1700 – në 1.250.000 kolonë në vitin 1750.
1830 –Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë përiudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largta.
1871 – Bie Komuna e Parisit – qeveri revolucionare socialiste nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Vrasja e dy gjeneralëve të ushtrisë nga ushtarët e Gardës së Komunës dhe refuzimi i njohjes së autoritetit të qeverisë – çoi në ndërhyrjen e ushtrisë dhe në Javën e Përgjashkme. Debatet mbi politikat dhe fundin e Komunës patën ndikim të madh në idetë e Karl Marksit.
1892 – Në San Francisko, Kaliforni, avokati John Muir krijon Sierra Club. Ky grup i lidhur tradicionalisht me lëvizjen progresive, u bë organizatat e parë në botë për mbrojtjen e mjedisit, dhe aktualisht angazhohet në lobimin e politikanëve për promovimin e politikave të gjelbra.
1937 – Themelohet Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i automobilave. Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto” (Automobili). Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli – kjo njëkohësisht do të krijonte edhe vendeve të reja pune.
1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar.
1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Në vitin 1961, Benenson (hebre – britanik) u zemërua nga një lajm mbi dy studentë portugezë të dënuar me shtatë vjet burg vetëm se kishin ngritur një dolli për lirinë gjatë regjimit autokratik të Salazarit – në këtë frymë Benenson shkroi artikullin “Të burgosurit e Harruar” dhe ua dërgoi atë disa gazetave kryesore perëndimore.
1964 – Formohet Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me qëllim të krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës. PLO u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si organizatë terroriste deri në Konferencën e Madridit në vitin 1991. Më 1993, PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe, si dhe refuzoi dhunën dhe terrorizmin; në përgjigje, Izraeli e njohu zyrtarisht këtë organizatë si përfaqësuese të popullit palestinez.
1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian.
1987 – Piloti 19-vjeçar gjermano perëndimor Mathias Rust shmang mbrojtjen ajrore sovjetike dhe e ul aeroplanin e tij privat në Sheshin e Kuq në Moskë. Ai menjëherë u kap dhe nuk do të lirohej deri në 3 gusht 1988.
1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vincit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun.
2002 – NASA, Sonda amerikane Odyssey gjen shenja të depozitave të mëdha të akullit në planetin Mars.
2011 – Malta miraton të drejtën e divorcit.
2014 – Maya Angelou, një nga poetët më të njohur të Amerikës dhe autore vdiq këtë ditë, këtë vit, 86 vjeç;
Vetem, nga Maya Angelou
(shqipërim)
Shtrirë, duke menduar
Mbrëmë
Si t’i gjej shpirtit një strehë
Ku uji nuk është etje
Dhe copa e bukës s’është gur
Arrita në përfundimin
Nuk besoj se e kam gabim
Se askush, kur them, askush
Këtu s’mund t’ia dalë vetëm.
Ka disa milionerë
Paratë s’mund t’i përdorin
Gratë e tyre vetëm qahen
Fëmijët u këndojnë bluz
Kanë mjekë të shtrenjtë
Për të kuruar zemrat prej guri.
Re stuhije janë mbledhur
Erë po fryn
Raca njerëzore vuan
Dëgjoj rënkime,
Sepse askush,
Pra, askush
Këtu s’mund t’ia dalë vetëm.