MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 3 maj?

03.05.2019 - 08:02

1469 – Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli – politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç Princit, Machiavelli shkroi traktatin për Artin e Luftës, si dhe poezi e drama. Vitet e fundit të jetës, Machiavelli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.

Oportunizmi, nga Makiaveli
(shqipërim)

“Kush je ti që dukesh më pak i ëmbël
Ndërsa qiejt zbukurohen me luks
Me pajën tënde?
Pse pra, i shqetësuar?
Pse këto krahë mbi këmbët e tua? ”
“Nuk më njeh? Jam, Oportunizmi
Arsyeja që kurrë nuk rri në një vend
Është se rrota kam nën këmbët e mia;
“Më thuaj, kush është ai që të shoqëron? ”
“Quhet Pendimi, i cili më mbron mua!”

1494 – Xhamajka zbulohet nga Kristofor Kolombi, i cili e quan ishullin, “Shën Jago”.

1621 – Francis Bacon akuzohet për mitëmarrje. Lindur më 22 janar 1561 në Londër, Angli, Bacon kishte shërbyer në poste të larta si këshilltar ligjor e jurist në oborrin mbretëror dhe anëtar parlamenti. Disa burime thonë se akuzat ndaj tij ishin të rreme, ose ai nuk i kundërshtoi për të mbrojtur Dukën e Bukinghamit nga sulmet publike. Kështu, Bakon u dënua me gjobë të lartë, dhe burg. Shpejt, dënimi iu ul, qëndroi në burg vetëm 4 ditë, aq sa u deshën për të lënduar shpirtin e tij dhe rrënuar shëndetin 60 vjeçar nga ky skandal.

Bacon (1561 – 1626) ishte filozof; ai mori idetë Aristoteliane, duke argumentuar një qasje empirike njohëse si metodë shkencore, e njohur sot si metoda bekoniane.
Bakon shkroi libra dhe ese, shumë prej tyre mbi fenë, moralin dhe sjelljet shoqërore.

“Lexo jo për të kundërshtuar, jo për të hedhur poshtë; as për të pranuar, as për të besuar, as për t’u informuar mbi një bisedë a diskutim, por për të peshuar dhe shqyrtuar ato që lexon. Disa libra janë për t’u shijuar, disa për t’u gëlltitur, por vetëm pak janë për t’u përtypur dhe tretur, dmth., disa libra janë për t’u lexuar vetëm pjesërisht, disa thjesht për t’u lexuar, dhe vetëm pak vlejnë të lexohen tërësisht, me kujdes dhe vëmendje.”

1810 – Lord Bajroni kaloi Hellespontin me not për 1 orë e 10 minuta. Hellesponti, sot Dardanele, ngushticë 1.3 deri 5 km e gjerë dhe 64 km e gjatë, midis Turqisë aziatike dhe evropiane, që lidh Detin Egje me detin Marmara.

Etimologjia e fjalës Helles-Pont vjen nga mitologjia; “Helle”, motra e Phrixus dhe “Pont” për det, liqen ose pellg. Një tjetër etimologji thotë se Helle vjen nga Ilion, emri i lashtë i Trojës. Ndërsa Dardanele rrjedh nga Dardani, truall i lashtë fqinj me Trojën (ndonjëherë emër alternativ për Trojën).

Vetë Dardania e morri emrin nga Dardanus, biri mitik i Zeusit dhe Elektrës. Dardanus kishte dy djem, Idaeus and Deimas – sipas traditës – kur ndodhi përmbytja e madhe dardanët u shprishën, u shpërndanë, dhe një grup me Idaeus në krye kaloi në Evropë ku themeloi Dardaninë. Kështu mund të shpjegohet pse vite më vonë, siç thotë Homeri, dardanët u rreshtuan në Luftën e Trojës përkrah trojanëve, të cilët s’ishin tjetër veç dardanë të mbetur në Azinë e vogël pas përmbytjes së madhe.

Po ashtu, Virgjili në Eneidën e tij përmend prejardhjen dardane të princit trojan, Enea, ikja të cilit pas rrënimit të Trojës, solli në pah etruskët dhe më pas romakët, bazuar në legjenda.

1926 – SHBA, shkrimtari Sinclair Lewis nderohet me Çmimin Pulitzer për romanin. Arrowsmith. Libri tregon historinë e suksesshme të personazhit Martin Arrowsmith, shkencëtar, mjek, ndërsa ngjit shkallën e suksesit. Arrowsmith shpesh krahasohet me romanin Citadel nga AJ Cronin (publikuar pas Arrowsmithit në vitin 1937), që gjithashtu ka të bëjë me përvojat e jetës së një mjeku të ri idealist i cili përpiqet për të sfiduar dhe përmirësuar sistemin ekzistues të praktikës mjekësore. Lewis nuk e pranoi çmimin Pulitzer – “Këtë çmim më duhet të refuzoj, dhe refuzimi im do të ishte i pakuptimtë nëse nuk shpjegoj arsyet; Të gjithë çmimet, si të gjithë titujt, janë të rrezikshëm. Kërkuesit për shpërblim priren të punojnë jo për përsosmëri të natyrshme, por për fitime; ata priren të shkruajnë, shtrembërojnë, ose të shmangin të shkruarit, në mënyrë që të kënaqin paragjykimet e komisionit që përzgjedh fituesit. Çmimin nuk e dua!”

1938 – Vatikani njeh qeverinë spanjolle të Francisko Frankos.

1979 – Margaret Thatcher zgjidhet kryeministre i Anglisë – e para grua në këtë pozitë që nga viti 1721 kur posti i kryeministrit u krijua në Britani

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe