1886 –Në Atlanta të shtetit Georgia, një farmacist u shërbeu klientëve të tij një pije të re që ai kishte bërë në kuzhinën e shtëpisë së tij.
John Pembrook dëshironte t’i priste klientët e tij me një pije freskuese, ndërsa ata prisnin për ilaçet e tyre. Ai zjeu së bashku, përveç të tjerash, ujë, sheqer, gjethe kakaoje dhe fara të bimës aromatizuese të kolës.
Ai e përzjeu këtë shurup të ëmbël me ujë të ftohtë të karbonizuar dhe e quajti pijen Coca Cola.
Kjo pije fitoi menjëherë popullaritet. Shumë shpejt, dyqane të tjera në Atlanta dhe pastaj në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara donin ta shisnin atë.
John pembrook u largua nga farmacia e tij dhe krijoi kompaninë Coka Cola për prodhimin e pijes me të njëjtin emër. Koka Kola u bë e njohur në gjithë botën.
Formula origjinale e zotit Pembrook për Koka Kolën vazhdon të jetë sekret dhe mbahet e mbyllur në një nga dhomat e selisë së kompanisë në Atlanta të shtetit Georgia.
1884 – Lind Harry S. Truman, presidenti 33-të i ShBA.
1914 – Kongresi i ShBA-së shpalli të dielën e dytë të muajit maj si Ditën e Nënës
1945- Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan ditën e fitores mbi nazizmin. Në qytetet e të dy vendeve, si dhe në qytetet e çliruara të Europës Perëndimore, u valëvitën flamuj e banderola për disfatën e Gjermanisë naziste.
8 maji është dita kur trupat naziste anembanë Europës dorëzuan masivisht armët.
Shqetësimi kryesor i trupave gjermane ishte që të mos binin robër të sovjetikeve. Rreth 1 milion gjermanë tentuan një eksod masiv për në perëndim kur luftimet ne Çekosllovaki përfunduan, por u ndaluan nga ruset dhe u kapen. Ruset zunë përafërsisht 2 milion robër luftë para dhe pas dorëzimit te Gjermanisë.
Konfrontimi sporadik gjermano-sovjetik do të vijonte edhe në ditën e nesërme.
Më 9 maj, sovjetiket humbën edhe 600 ushtare të tjerë në Silezi para se gjermanët te dorëzoheshin. Si pasoje e kësaj, Dita e Fitores mbi nazizmin nuk u festua deri me 9 maj në Moskë, kur Stalini në një fjalim në radio do të deklaronte se:
“Kurajoja juaj e mundi nazizmin. Lufta mbaroi”. Në këtë mënyrë Bashkimi Sovjetik e vendosi Ditën e Fitores mbi nazizmin më 9 maj.
1963- Presidenti John F. Kennedy, shprehu shqetësim për përhapjen e armëve bërthamore.
Presidenti Kennedy tha në një konferencë shtypi se mendonte që të paktën 10 vende do të kishin armë bërthamore nga fundi i dhjetëvjeçarit, në rast se përhapja e tyre nuk mund të kontrollohej.
Presidenti tha se shpresonte që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, mund të hynin në bisedime për një traktat të paktën për të pakësuar provat bërthamore.
Një muaj më vonë presidenti Kennedy njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të pezullonin provat bërthamore në atmosferë dhe se po zhvillonin bisedime me Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik për një marrëveshje për ndalimin e provave bërthamore.