MENU
klinika

Zikaltërit hidhen në sulm

Inter sakrifikon Perisic për bomberin e Premier League!

20.05.2019 - 23:58

Pak pasi UEFA i la ‘dorë të lirë’ në merkato, Interi ka fiksuar disa prej objektivave të ardhshëm në merkato.

Zikaltërit janë të gatshëm të ofrojë Ivan Perisicin plus 20-30 milion euro në këmbim të sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku.

Sulmi i Interit ndaj Lukakut nuk është i habitshëm, veçanërisht me Antonio Conten që thuhet se ka rënë dakord për të zëvendësuar Luciano Spallettin nga sezoni i ardhshëm.

Pasi nxorrën në ankand Mauro Icardin, situata e së cilit shkaktoi shumë polemika, zikaltërit kanë nxituar për të gjetur një zëvendësues me potencial.

Sipas FCInterNews.it, agjenti Federico Pastorello po punon për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy klubeve që do t’i pëlqente të gjitha palëve.

Interi ka ‘vënë në pjatë’ kartonin e Perisic për të përmbushur klauzolën e belgut që vlerësohet rreth 60-70 milionë euro.

Manchester United ishte përpjekur të blinte kroatin në të kaluarën ndërkohë që ende është në kërkim të një sulmuesi anësor.

Në anën tjetër, Lukaku thuhet se po diskuton një kontratë 5-vjeçare me Interin me një pagesë prej 7.5 milionë eurosh në vit plus bonuse.