Vdekja e djalit të madh, diagnostikimi i djalit tjetër me autizëm dhe vajza me sëmundje të zemrës, flasin për atë pjesë të panjohur të jetës së aktorit të madh pas kamerave.
Sylvester Stallone, ikona hollivudiane e filmave aksion ka një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme pas vetes, mirëpo jeta pas kamerave nuk ka qenë po aq e gëzuar për aktorin e famshëm.
Nga martesa me Sasha Czack, yllit hollivudian i lindën dy djem, njëri nga të cilët i vdiq në moshë 36 vjeçare kurse tjetri u diagnostikua me autizëm.
Ai ka edhe tri vajza nga martesa me Jennifer Flavin, ndërsa më e madhja si foshnje ishte diagnostikuar me një problem në zemër, dhe me këtë rast u desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.
Sage Stallone ishte djali i madh i Sylvester, i cili ndoqi hapat e babait duke u bërë aktor, regjisor dhe producent filmik.
Ai lindi në vitin 1976 në Los Angeles nga lidhja e ikonës hollivudiane me aktoren dhe regjisoren, Sasha Czack, duke qenë kështu vëllai i Seargeoh ‘Seth’ Stallone dhe gjysmëvëllai i vajzave aktorit, Sophia, Sistine, dhe Scarlet Stallone.
Në moshë 36 vjeçare ai nuk kishte kontaktuar me askënd katër ditë para se të gjendej i vdekur.
Autopsia dhe testet toksikologjike treguan se Sage kishte vdekur si pasojë e sëmundjes koronare të zemrës të shkaktuar nga ateroskleroza. Në atë kohë, ai ishte në një lidhje serioze dhe i fejuar