MENU
klinika

Foto

Jonida Maliqi mirëpritet nga Ambasada Shqiptare në Izrael

11.05.2019 - 12:21

Këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi, do të ngjitet këtë javë në skenën e madhe të “Eurovision”-it.

Ajo do të interpretojë në gjuhën e saj amtare këngën “Ktheju Tokës”, me pretendimin për një përfaqësim dinjitoz për të shkuar në finale.

Së fundmi, Jonida dhe stafi i saj kanë udhëtuar drejt Izraelit për të realizuar provat, teksa në një prej ditëve ata janë mirëpritur edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.

Ka qenë ambasadori Bardhyl Camaj ai që u ka uruar mirëseardhje në zyrën e tij, teksa i ka uruar Jonidës shumë fat dhe suksese në këtë garë, e cila sivjet zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

 

Vetë kompozitorja e këngës, Eriona Rushiti, ka ndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi nga ky takim.

Pritje në Ambasadën Shqiptare, Izrael. Falënderim për Z. Ambasador Bardhyl Camaj dhe Znj. Sonila Vathi”, ishin fjalët e saj.

Jonida ndërkohë do të konkurrojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”, e cila mbahet të enjten më 16 maj.