MENU
klinika

Video

Jonida Maliqi performon “Ktheju tokës” në Londër

15.04.2019 - 15:50

Në kuadër të e performancave para netëve të Eurovisionit, Jonida Maliqi e ka interpretuar në Londër këngën e saj përfaqësuese, “Ktheju tokës”.

Këngëtarja është mirëpritur nga publiku londinez gjatë interpretimit të saj në kuadër të ndejës së Londrës për festivalin evropian të këngës.

kolana e librave

E befasuar dhe e përulur nga publiku më mbresëlënës në Londër. Nuk mund të besoj”, ka shkruar Jonida në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një video nga performanca.

Edicioni i këtij viti i festivalit evropian të këngës do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit në datat 14, 16 dhe 18 maj.

Në skenën e Eurosong, Jonida do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”.