MENU

Konferenca e fundit

Joshua kërcënon rivalin: Do vuash edhe për…

31.05.2019 - 19:08

Kampioni i botës në peshat e rëndë, britaniku Anthony Joshua, do të mbrojë titullin kampion të shtunën në mbrëmje ndaj Andy Ruiz Jr.

Dy boksierët kanë zhvilluar sot konferencën e fundit për shtyp para sfidës që do të zhvillohet në New York.

Kjo do të jetë përballja e parë e Joshua në Amerikë, ku synon të ketë po kaq sukses dhe famë si dhe në vendlindjen e tij.

“Jam stërvitur seriozisht përgjatë gjithë këtyre dy muajve dhe jam gati. Ka qenë një trajnim i vështirë, pasi u përgatita për tjetër boksier dhe do të përballem me një rival tjetër.

Gjithsesi, për mua të gjithë rivalët janë njëlloj, unë përgatitem gjithnjë për luftë kur ngjitem në ring. Më vjen keq për Andy, por ai do të vuajë edhe për Miller dhe Wilder.

I pari për tërheqjen për shkak të dopingut dhe i dyti që nuk pranon të duelojë me mua, pasi ka frikë. Titujt janë të mirë dhe do të mbeten tek unë edhe pas këtij dueli”, u shpreh Anthony Joshua.

Kampioni i botës pritet të ketë mbështetjen e 8 mijë fansave britanikë që do të ndjekin live këtë përballje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN