Sokol Binaj, gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda është konfirmuar sot në detyrë nga KPK.
Nga hetimet e KPK, rezultoi se Binaj rezultoi i pastër sa i përket tre kritereve të ligjit.
Në seancën dëgjimore u publikua raporti i ILDKPKI, i cili konstatoi se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehje pasurie, si dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.
Edhe në raportin DSIK u konstatua se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
Në lidhje me aftësitë profesionale, KLGJ ka dorëzuar në raport me konstatimin se subjekti ka treguar cilësi të pranueshme në punë.
Nuk konstatohen indicie apo element që tregojnë se ka mangësi profesionale.