MENU
klinika

Kandidat për stolin

Mourinho i përgjigjet Juventusit!

22.05.2019 - 17:54

Që pas largimit të Massimiliano Allegrit, me stolin e Juventusit janë lidhur një sërë emrash, ku nuk mungojnë as surprizat.

Një prej tyre ishte edhe Jose Mourinho i cili në Italia ruan kujtime të arta me Interin dhe rivalitet te vazhdueshëm me “Zonjën e Vjetër”.

Por së fundmi, Mourinho thuhet se ka vendosur që të vetëpërjashtohet nga lista si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i Juventusit dhe kjo për shkak të kaluarës së tij me Interin.

Sipas “AS”, Cristiano Ronaldo e propozoi Mourinhon te bordi i Juventusit si një zëvendësim të mundshëm për Max Allegrin.

Dyshja portugeze kanë punuar së bashku në Real Madrid në mes të viteve 2010 dhe 2013 dhe kishin marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin. Ronaldo ka shprehur besimin se tij se Mourinho do t’i ndihmonte bardhezinjtë në luftën për Champions League.

Megjithatë, “GDS” shkruan se “The Special One” nuk dëshiron të prishë raportin e tij me klubin dhe tifozët e Interit.

Mou i ka shprehur herë pas here dashurinë zikaltërve me të cilit bëri histori në vitin 2010 ku fitoi Tripletën historike, ndërsa refuzimi i stolit bardhezi me siguri do të pritet shumë mirë nga Interistët.