MENU

Kandidat për trajner

Xavi i përgjigjet publikisht Barçës!

17.05.2019 - 22:24

Pavarësisht eliminimit të hidhur nga Champions League kundër Liverpool drejtuesit e Barcelonës kanë rikonfirmuar besimin ndaj trajnerit Ernesto Valverde.

Gjithsesi, mes kandidatëve të lakuar për zëvendësimin e ish-trajnerit të Athletic Club, u spekullua edhe me emrin e legjendës së Barcelonës, Xavi Hernandez.

Por këtë detyrë, Xavi e ka refuzuar publikisht duke u shprehur se është ende herët për të arritur në këtë fazë.

“Nuk mund ta nis karrierën time si trajner me Barcelonën. Duhet të jem i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm që të mos digjen etapat.

Më parë duhet të dëshmoj se jam një trajner i mirë. E nis nga zero, nuk mund të rikthehem tani te Barcelona, dhe as të drejtoj një skuadër në La Liga. Kam nevojë të ndihem gati, nuk është ende momenti”, deklaroi Xavi.

Ish-mesfushori legjendar i katalanasve njoftoi zyrtarisht pensionimin nga futbolli këtë sezon duke paralajmëruar se do të vijojë karrierën si trajner por mesa duket tifozët e Barcelonës duhet të presin ende.