MENU
klinika

Shfaqen bashkë në Met Gala

Katie Holmes dhe Jamie Foxx zyrtarizojnë lidhjen

07.05.2019 - 14:19

Katie Holmes dhe Jamie Foxx e zyrtarizuan lidhjen të hënën pasi u shfaqën në publik, në tapetin e kuq të Met Gala në New York.

40-vjeçarja duket shumë në formë me një fustan lejla nga stilisti Zac Posen. Ashtu si çdo veshje e këtij viti në Met Gala, edhe ajo e Holmes kishte pupla në pjesën e sipërme të bustit dhe një bisht prej tyli.

Partneri i saj 51-vjeçar nuk mbetej pas, pasi ishte përpjekur që të kombinohej duke veshur një kostum blu serioz me kollare dhe një palë këpucë ngjyrë lejla.

Ata kanë plot 6 vjet që janë lidhur dhe fotot e tyre në publik janë të pakta dhe lënë shumë për të dëshiruar.

Por Katie Holmes dhe partneri i saj Jamie Foxx dukeshin më të lumtur se kurrë, dhe u siguruan që t’i fotografonin të gjithë për t’u mbajtur mend kjo si dita kur ata i treguan të gjithë botës dashurinë e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kisha: "Person i papërshtatshëm"

Cruise nuk lejon Kidman në dasmën e të birit