MENU
klinika

Fiksimi i jetuar në heshtje

Keanu Reeves një pëlqim për Sandra Bullock?

17.05.2019 - 16:57

Keanu Reeves zbulon fiksimin pas Sandra Bullock. Aktori ka zbuluar për herë të parë se ka qenë i fiksuar pas aktores Sandra Bullock.

I ftuar në emisionin e “Ellen Degeneres”, aktori ka treguar për herë të parë se i pëlqente shumë kolegia e tij dhe shkonte me qejf në punë, gjatë xhirimeve për filmin “Speed”.

Në fillim ishte moderatorja Ellen që zbuloi se Sandra e pëlqente aktorin, por Keanu zbuloi se edhe ai e pëlqente dhe nuk i kishte thënë asgjë asaj.

Keanu: “As ajo nuk e dinte që edhe unë e pëlqeja atë!

Ellen: “Nuk më besohet që ju të dy e keni pëlqyer njëri-tjetrin dhe kishit frikë!

Keanu: “Ne po punonim!

Ellen: “Po ka edhe njerëz të tjerë që punojnë. Nuk ke pasur ti ndonjë romancë me dikë që ke bërë një film?

Keanu: “Hmmmm

Ellen: “Më duket si po!

Keanu ka luajtur në dy filma me Sandra Bullock “Speed” në vitin 1994 dhe “Speed 2” në 1997-n, dhe ndonëse u përfol për një film të tretë së fundi, kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizat e yllit të Hollivudit

Keanu Reeves me një shtëpi botuese