MENU
klinika

Ndryshon preferencat për të ardhmen

Konsiderohej ‘punë e kryer’/ Sulmuesi serb befason Realin!

26.05.2019 - 21:41

Gjithçka konsiderohej e mbyllur dhe pritej vetëm përfundimi i sezonit që ai të zyrtarizohej tek Real Madrid.

Por Luka Jovic I ka habitur tw gjithw me deklaratwn e fundit ku shprehet se preferenca e tij nuk është kampionati spanjoll, por Seria A dhe Premier League.

Nisur nga përballjet në Europa League ndaj Chelsea-t dhe Interit, Jovic deklaroi se ka kuptuar që për stilin e tij të lojës do të ishte më mirë një transferim në kampionatin Italian ose atë anglez, duke vënë në diskutim kështu kalimin te Real Madridi.

Talenti serb shtoi se mezi pret të provojë veten në një skuadër me “yje” të klasit botëror, duke lënë kështu ende të hapur çështjen e të ardhmes.