MENU
klinika

"Nuk do hysh..."

Brnabiç fyen shqiptarët, Prishtina paralajmëron

30.05.2019 - 09:33

“Njerëz që vijnë nga mali”, ka qenë ky ofendim i kryeministres serbe për shqiptarët që ka revoltuar Prishtinën zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar kryeministren Brnabiç se ajo nuk do mund të hyjë në Kosovë përsa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë ndaj popullit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se;I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëz që vijnë nga mali”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.

Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo’s capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country’s new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar Pacolli.

Mediat serbe kanë raportuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në një konferencë shtypi sot në Beograd, me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, duke folur për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali.

Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konferenca e Sigurisë në Minsk

Presidenti Thaçi udhëton për në Bjellorusi

Nga Geopolitical Intelligence Service

Perëndimi armatos shqiptarët, ndërsa Rusia serbët