MENU
klinika

Filmi do shfaqet në vitin 2021

Kush do të interpretojë pas maskës së Batman?

31.05.2019 - 13:08

Dy Aktorët e njohur Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult ndodhen në një betejë për të marrë rolin që deri tani është luajtur nga Ben Affleck.

Dy javë pasi u njoftua se Robert Pattinson ishte zgjedhja më e mirë për të luajtur ‘Batman’, një konkurent i ri ka dalë.

Gazetari i Wrap, Umberto Gonzalez zbuloi në Twitter se të dy aktorët, Pattinson dhe Hoult janë në audicion për rolin.

Robert Pattinson dhe Nicholas Hoult po testohen për rolin e Batman“-shkroi Gonazel.

Gazetari shtoi se filmi do fillojë të vitin 2020 duke i dhënë mundësi studios të studiojë pjesën tjetër të kastit të aktorëve.

Warner Bros, fillimisht paralajmëroi se filmi do publikohej më 21 korrik 2021, por tani kjo nuk është më e sigurtë.

Batman do shkruhet dhe drejtohet nga Matt Reeves.