MENU
klinika

" Duhet të ketë..."

Ky është mashkulli ideal për Charlize Theron 

27.05.2019 - 11:50

Charlize Theron është një nga aktoret më të suksesshme dhe vazhdon të mbetet një nga gratë më të bukura.

Pavarësisht se mund të jetë ëndrra e shumë meshkujve, Charlize prej vitesh qëndron beqare.

Këtë gjë ajo e ka pranuar së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Sun”.

Aktorja 43-vjeçare ka treguar se tashmë është e gatshme për një lidhje të re dhe dëshiron që partneri i saj të ketë mjekër të bukur dhe ta bëjë për të qeshur.

Jam beqare prej vitesh. Dikush duhet thjesht të rrisë mjekrën dhe të shfaqet.

Unë jam e disponueshme. Kam filluar të hapem nga ana emocionale, sepse ndoshta mund të gjejë dashurinë e jetës sime”, – ka thënë Charlize.