MENU
klinika

Në kushte shtëpie

Lëkurë e nxirë në disa zona? Provoni këtë trajtim natyral dhe shpëtoni!

22.05.2019 - 21:15

Njollat e errëta në lëkurë mund të shkaktohen nga depilomi me brisk apo me dyll, ekspozimi i tepruar në diell, luhatjet hormonale apo shtatzënia.

Disa gjendje shëndetësore si diabeti, obeziteti apo sëmundje edhe më të rënda si kanceri nxisin shfaqjen e njollave të errëta në lëkurë! Përpos shumë trajtimeve, kremrave apo produkteve kozmetike që ndihmojnë me këtë problem, mund të provoni edhe një pastë të përgatitur në kushte shtëpie, me përbërës tërësisht natyrale!

Ajo që do t’ju nevojitet është një lugë çaji sodë buke, një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë çaji kripë.

Përziejini përbërësit derisa të përftoni një masë homogjene, të cilën do e aplikoni në zonat ku lëkura juaj është më e errët. Lëreni maskën të veprojë për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Shënim: Trajtimi duhet bërë të paktën 3 herë në javë për të parë përmirësim.

Sigurohuni që kur të dilni të përdorni krem mbrojtës, sepse rrezet e diellit e përkeqësojnë akoma më shumë këtë problem.

Merrnji vitaminë E dhe pini shumë ujë.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj