MENU
klinika

"Më shërben për frymëzim"

Majk: Lidhem që të ndahem e të nxjerr një këngë

04.05.2019 - 11:36

Majk për herë të parë flet për ndarjet me ish të dashurat. Këngëtari i grupit Babastars, ka sqaruar të gjitha ato herët që e kemi parë me femra të bukura në krah, por që shumë shpejt i ka dhënë fund marrëdhënies me to.

I ftuar në një program televiziv Majk i habiti të gjithë kur tha se ndahet që të bëjë këngë.

Ndonjëherë lidhem që të ndahem e të nxjerr një këngë”, u shpreh reperi në promon e emsionit.

Reperi ka qenë i lidhur me shumë femra të bukura, mes të cilave, Majlinda Zekën apo dhe Melita Nushin vajza e nënkryetarit të Komunës së Prishtinë.

Megjithatë, më herët në një intervistë Majk është shprehur se asnjë këngë e tij nuk i është dedikuar dikujt, por ai është frymëzuar nga jeta e tij për t’i shkruar tekstet:

Asnjë këngë e imja nuk është e dedikuar. Nuk mund të mos marrë copa nga jeta private, nga përditshmëria, për t’i vendosur në tekst”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN