MENU
klinika

Ferrari 'jashtë kontrollit'

Mercedez sundon në Monaco

26.05.2019 - 18:31

Mercedez konfirmoi diktatin në Formula 1 duke fituar edhe garën e gjashtë sezonale.

Lewis Hamilton u rendit i pari në Monaco duke fituar garën e 4 për këtë sezon.

Britaniku u rendit i pari në provat zyrtare dhe këtë pozitë e mbajti thuajse gjatë gjithë garës, duke lënë pas vetes makinën Ferrari të Sebastian Vettel dhe shokun e skuadrës, Valteri Bottas.

Ferrari vijon të paraqitet mjaft dobët, teksa gjatë këtij sezoni numëron vetëm 3 podiume, dy vende të treta dhe një vend të dytë.

Piloti i “kokëkuqes”, Charles Leclerc dështoi totalisht në garën në shtëpinë e tij, sepse pas tentativës për të rikuperuar pozicionet e nisjes, doli jashtë gare.