MENU
klinika

Parashikimi

Mos harroni çadrat/ Moti na gënjen, vijon kapriçot

02.05.2019 - 08:15

Edhe ditën e sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër.

RESHJET

Sot (e enjte dt.02) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Veri dhe Qendër gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT

Sot (e enjte dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 8 / 19 °C

në vendet malore: 1 / 15 °C

ERA

Sot (e enjte dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.