MENU
klinika

Dëshmia e aktorit

Natën qe ajo u vra do të takohej me Ashton Kucher

31.05.2019 - 11:42

Aktori amerikan, Ashton Kutcher dëshmoi në sallën e gjyqit në Los Angeles se si shkoi në shtëpinë e një vajze të re për takim në vitin 2001 dhe e gjeti të vdekur.

Ai i ra derës dhe kur Ashley Ellerin nuk e hapi shkoi tek dritarja banesës dhe pa atë që mendonte se ishin njolla vere në dysheme.

Kutcher ka thënë në gjykatë se u trondit kur mësoi se Ellerin, në atë kohë 22-vjeç, ishte vrarë.

Prokurorët pohuan Ellerin u vra nga “Hollywood Ripper”, Michael Gargiulo.

Gargiulo akuzohet për vrasjen e Ellerin dhe dy grave të tjera.

Aktori tha në gjykatë se kishte folur me Ellerin në telefon para se të shkonte tek shtëpia e saj për tu takuar.

Kur Ashton mbërriti në shtëpinë e saj më 21 shkurt 2001, ishte më shumë se dy orë me vonesë.

Në atë kohë vetëm 23-vjeç, Kutcher edhe pse kishte planfikuar të takohej me Ellerin, shkoi për të parë çmimet Grammy me miqtë në shtëpinë e aktores Kristy Swanson.

Takimi nuk ndodhi kurrë sepse Ellerin u vra brutalisht atë natë.

Trokita në derë dhe nuk e hapi,”-tha Kutcher në gjykatë, sipas AP News. “Trokita sërish e sërish, por nuk u përgjigj. Mendova me vete se ishte mërzitur me mua që u vonova. Dritat ishin ndezur, kështu që provova të hap derën. Ishte e mbyllur. Mendova se kishte dalë me një shok të sajin ndaj u largova.

Ellerin u gjetpa jetë në shtëpinë e saj të nesërmen nga një shok dhome.

Prokurorët thanë se Gargiulo ishte një vrasës serial që e qëlloi Ellerin 47 herë me thikë derisa koka e saj gati nuk u këput.

Kutcher tha se i telefonoi asaj disa herë më vonë gjatë natës por nuk arriti të kontaktonte me të.

18 vite më parë, shërbimet telefonike nuk ishin këto që janë sot“-tha ai.

Kur aktori dëgjoi për krimin të nesërmen, shkoi në polici. Ai tha se ishte i shqetësuar pasi kishte lënë shenjat e duarve në dorezën e derës.

Por kurrë nuk ishte i dyshuar për vrasjen e saj.

Kutcher sot është i martuar me aktoren Mila Kunis.

Aktori është një prej më shumë se 100 dëshmitarëve që janë caktuar ose jo për të dëshmuar në gjyqin e vrasjeve të Gargiulo.

Gjyqi vazhdon dhe aktori mendohet se nuk do dëshmojë më.