MENU
klinika

Nga The Guardian

Nëse Margaret Theçer do të ishte gjallë….

10.05.2019 - 15:54

Margaret Theçer dhe Theçerizmi në të njëjtën kohë ringjallin ditët e lavdishme të partisë konservatore, dhe të gjithë do të gëzoheshin nëse një udhëheqje e tillë do të kthehej në rrugën e drejtësisë, ekonomisë e shtetit të fortë.

Kështu, kur sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha: “Pyeteni veten: A do të heshtte Zonja e Hekurt kur Kina të shkelte sovranitetin e kombeve nëpërmjet korrupsionit apo presionit?”, ai prekte një nga ‘nervat më të ndjeshëm’ të konservatorëve.

Përgjigja e nënkuptuar e Pompeos ishte, sigurisht, jo. Margaret do t’i kishte thënë kinezëve ku të  ndalonin dhe shumë ashpër, apo jo?

Pyetja “Çfarë do të bënte Margaret?” nuk është aq e lehtë për t’u përgjigjur siç mund të duket. Sigurisht, Thatcher ishte shumë luftëtare e ftohtë, dhe, duke pasur parasysh vlerën e marrëdhënies së veçantë dhe kërcënimin ekzistencial të paraqitur për demokracinë liberale dhe kapitalizmin perëndimor nga Bashkimi Sovjetik, disa nga ne do të thonim: do të bënte atë që duhej.

Margaret Theçer
Margaret Theçer

Por shumë nga ata që e adhuronin, harrojnë se ajo ishte gjithashtu pragmatiste, veçanërisht kur bëhej fjala për politikën e jashtme. Në të vërtetë, askund, ndoshta, nuk ishte se pragmatizmi ishte më i ekspozuar se kur bëhej fjala për Kinën, veçanërisht lidhur me dorëzimin e Hong Kongut.

Thatcher nënshkroi deklaratën kino-britanike të vitit 1984. Duke vepruar kështu, ajo jo vetëm që e njohu realitetin e fuqisë komuniste kineze por gjithashtu i dha përparësi ruajtjes së besimit të tregut në Hong Kong, si dhe nevojës për të zhdukur frikën në Britani, që qindra mijëra, ndoshta edhe miliona, të shtetasve të saj mund të përfundonin duke u larguar.

Për më tepër, Kina nuk ishte i vetmi vend i fuqishëm që kryeministrja e parë britanike e Britanisë lejoi të bënte shumë më tepër se çfarë donte.

Pastaj, sigurisht, kur është fjala për lejimin e Huawei-t ​​që të përfshihet në ndërtimin e rrjetit 5G të Britanisë së Madhe, duhet të kujtojmë entuziazmin e Thatcher-it për “outsourcing” nëse kjo do të thoshte vlerë për para.

Në fillim të viteve 80 u tregua qartë që ajo kishte simpati për ato firma që nuk arrinin të konkurronin në  kundër konkurrentëve të jashtëm superiorë.

Pra, ‘Zonja e Hekurt’ nganjëherë zgjidhte të heshtte, të paktën kur ndjente se ishte në interesin diplomatik ose ekonomik të Britanisë. Sesi do të vepronte pot ë ishte gjallë, këtë nuk e di askush…

Tim Bale është profesor i politikës në Universitetin “Mbretëresha Mary”, Londër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën