MENU

U hoqën se ishin greqisht

Nis vendosja e tabelave dygjuhëshe në Finiq

07.05.2019 - 13:51

Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe shqip-greqisht në Finiq.

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato, ka bërë me dije se ARRSH po zëvendëson tabelat dygjuhëshe.

Sipas Qatos, tabelat e mëparshme nuk kanë qenë në përputhje me kodin rrugor.

 

Heqja e tabelave solli reagimin e shumë autoriteteve greke dhe shqiptare, disa prej të cilave e kritikuan.

Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se tabelat do të vendosen të gjitha deri të premten.