23.05.2019 - 10:48
“Eurovision 2019” ka bërë sërish një gabim me numërimin e votave, por kjo gjithsesi nuk ka prekur fituesin.
Duncan Laurence vijon të ketë trofeun e Festivalit me baladën e tij “Arcade”.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, Eurovision njoftoi se një gabim nga juria e Bjellorusisë ka bërë që të rillogariten pikët.
Nga rezultatet e reja vihet re se katër vendet e para nuk janë ndryshuar. Ndërkohë, Shqipëria ka ndryshuar vend në renditje duke kaluar Serbinë.
Kënga “Ktheju tokës” e kënduar Jonida Maliqi u ngjit në tabelë me një pozicion duke arritur kështu në vendin 17-të.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Finalja e madhe
Jonida Maliqi elektrizon skenën e “Eurovizion”
"Eurovision"
Jonida Maliqi dhe shija e ëmbël e një ëndrre
"Jeta ime personale..."