MENU
klinika

Valverde drejt shkarkimit

Një italian në stolin e Barcelonës?

27.05.2019 - 21:04

Humbja ndaj Valencias në finalen e “Kupës së Mbretit” ka përkeqësuar edhe më shumë atmosferën në kampin e Barcelonës.

Pas eleminimit nga Liverpool në Champions League, tifozët katalanas duket se nuk e pranojnë dot dështimin e radhës që iu la një shije mjaft të hidhur.

Normalisht që e gjitha kjo situatë i faturohet trajnerit Valverde, i cili sipas mediave spanjolle, është pranë shkarkimit.

Photo by: Matteo Gribaudi/ Massimiliano Allegri

Ndërkohë drejtuesit e klubit katalan po mendojnë seriozisht për emrin e Massimiliano Allegrit, i cili vetëm një ditë më parë mbylli eksperiencën e tij 5-vjeçare me Juventusin, ku fitoi po kaq tituj kampionë.

Allegri është trajner i lirë dhe një nga emrat më të vlerësuar në futbollin europian, por para se të nisin kontaktet me teknikut, drejtuesit e Barçës duhet të marrin fillimisht miratimin e senatorëve si Lionel Messi.

Gjithçka është e hapur dhe Allegri nuk do të mendohej dy herë për tu ulur në stolin e katalanasve, ku pas Cristiano Ronaldos, do të kishte mundësinë të stërviste edhe Lionel Messin.