MENU
klinika

Dyshimet e para

Atentati në Vlorë/ U qëllua me breshëri, por plumbi…

10.05.2019 - 11:37

Të shtëna me armë kanë tronditur Vlorën mëngjesin e sotëm.

Në zonën e Lungomares janë dëgjuar të shtëna.

Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person me inicialet D.C.

Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e një  konflikti mes disa personave  në një lokal në Lungomare, të cilët më pas kanë nxjerrë armët.

Të shtënat kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e mjekëve.

Ndërkaq policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe janë ngritur postblloqe nëpër qytet.

Në zonën e Babicës është gjetur një automjet i djegu, por ende nuk dihet nëse ka lidhje me ngjarjen apo autorët.

Mësohet se nga një automjet është qëlluar me breshëri në drejtim të një personi që ndodhej në lokal, por plumbi ka zënë gabimisht shtetasin Dajko Cenodema.

Dajko Cenodema, 58 vjeç ka qenë duke pirë kafe në lokal.

Nisur nga kjo dyshohet se objektiv i atentatit nuk ka qenë 58-vjeçari Cenodema.

 

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet