MENU
klinika

Kejvina e ka një përgjigje

“Përse e le Ermalin dhe u riktheve sërish?”

24.05.2019 - 10:57

Para disa kohësh velina e njohur Kejvina Kthella tregoi se do të zhvendosej në Itali.

Ajo ka jetuar prej vitesh aty më herët duke u larguar kështu nga emisioni “Xing me Ermalin” ku u bë personazh.

Por së fundmi është rikthyer sërish në ekran ku e pamë në programin me humor “Duplex”.

Dhe në lidhje me këtë rikthim të sajin ajo është pyetur nga ndjekësit e saj në rubrikën e pyetjeve në Instagram.

“Pse e le Ermalin kur the që do ikësh në Itali dhe u ktheve prapë’ ishte pyetja që i’u drejtua Kejvinës në lidhje me rikthimin e saj.

“Nuk e di domethënë.Unë nuk kam marr ekspuls.Zemra kthehet sa herë të duaaaaa” ishte përgjigja e Kejvinës.