MENU
klinika

VIDEO+AKUZAT

Policia aksion në Shkodër, arrestohen 2 të shumëkërkuarit

29.05.2019 - 10:52

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot dy persona të shpallur në kërkim.

Njëri prej të arrestuarve rezultonte i dënuar në mungesë me 23 vite burg për “vrasje”.

Ndërkohë i arrestuari tjetër ishte i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Dukagjini”, për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Operacioni në Dukagjin nga strukurat e DVP Shkodër zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe terrenit.

Kapet dhe ndalohet i shumëkërkuari, i dënuar me 23 vite burg për “Vrasje”.

Gjithashtu në vijim të operacionit u kap në Shkodër edhe një shtetas tjetër i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve‘’.


Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me komunitetin, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dukagjini”.

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Gjithashtu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Edmond Beqari, 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 5 vjet e 6 gjashtë muaj burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.