MENU
klinika

Deklarata e kryeministrit grek

Presidenti i ri i BE-së/ Tsipras: Weber, jo ideal!

10.05.2019 - 21:06

Për Bashkimin Europian duhet një president komisioni “i cili mbështet unitetin, demokracinë dhe solidaritetin e BE-së”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.

“Ne kemi nevojë për një president i cili është kundër neoliberalizmit, kundër masave shtrënguese, dhe kundër qasjes ksenofobike të disa forcave të krahut të djathtë që po marrin një pjesë në Europë”, ka theksuar ai.

Duke portretizuar preferencat e tij se si e mendon presidentin e ri të BE-së, Cipras shtoi: “Nuk besoj se Manfred Weber është personi që kemi nevojë. Ky është pozicioni im”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN