Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pas shoqërimit që në orët e para të paradites i është dhënë masa e arrestit në Komisariatin nr 6.
Bëhet me dije se së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës.
Ish-deputeti Klevis Balliu vijon të mbahet në ambientet e Komisariatit numër 6 për veprat penale, kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë, prishje e qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama.
Raportohet se janë liruar protestuesit Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha.