MENU
klinika

Tensioniohet marrëdhënia

Ramos drejt Kinës/ Reagon Perez!

27.05.2019 - 21:23

E ardhmja e Sergio Ramos duket gjithmonë e më larg Realit të Madridit.

Pas plot 14 vitesh në Santiago Bernabeu kur në vitin 2005 la Sevillan për Los Blancos, kapiteni Ramos ka vendosur t’i japë lamtumirën klubit merengues, e gjitha kjo si pasojë e një oferte të çmendur nga Lindja e Largët.

Media e afërt me madrilenët, “El Chiringuito”, jep lajmin e bujshëm se kapiteni i ka kërkuar presidentit Florentino Perez ta lërë të lirë dhe t’i japë lejen e kalimit pa paguar para, pasi ka një ofertë nga Kina.

33-vjeçari duket shumë i tunduar nga oferta e majme aziatike dhe nuk mund të rezistojë.

Klauzola e lirimit mund të prishë transferimin, prandaj dhe lojtari ka diskutuar direkt me presidentin e tij në mënyrë që palët mund të ndahen në “paqe”.

Megjithatë, largimi i Ramos drejt Kinës nuk ka për të qenë aspak i thjeshtë.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, reagimi i presidentit madrilen ka qenë kategorik dhe i ashpër.

“Nuk mund të largohesh! Real Madrid nuk ia bën askujt dhuratë kapitenin e tij”. Kjo deklaratë e Florentino Perez është bërë në një takim me Rene Ramos, vëllain e lojtarit dhe Julio Senn, avokatin e kapitenit. “AS” konfirmon gjithashtu se tensioni mes kapitenit dhe presidentit ka nisur që në mars, pas eliminimit të Realit nga Champions League.

Pas atij eliminimi, mes Ramos dhe Perez ka patur një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes.