MENU
klinika

Shkaku

Reshjet përmbytin tokat e mbjella në Torovicë

14.05.2019 - 15:10

Disa dhjetra hektarë tokë e mbjellë ndodhen nën ujë në Torovicë të Lezhës pas reshjeve të shiut të ditëve të fundit. Fermerët teksa flasin për rrezikun që mund tu dëmtohet prodhimi, thonë se shkak për këtë situatë bëhet mospastrimi i kanaleve kulluese.

 

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në fushen e Torovicës në Lezhë.

Dhjetra hektarë tokë bujqësore në këtë zonë ndodhen nën pushtetin e ujit prej disa ditësh, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.

Fermerët thonë se përmbytjet në këtë zonë janë të vazhdueshme, dhe shkak sipas tyre është mos pastrimi i kanaleve kulluese.

Nuk kemi pasur përmbytjet, pastroheshin kanalet dy herë në vjet.Vinin inxhinierë, tani nuk ka kontroll as punë“.

Në këtë situatë, thonë se rrezikojnë që të gjitha shpenzimet dhe puna të shkojë kot.

30 dynym grurë është duke shkuar dëm. Kam mbjellë edhe 20 dynym misër, e kam marrë tokën me qira dhe po shkon dëm“.

Fermerët thonë askush nga institucionet përgjegjesë për zhvillimin e bujqësisë nuk kanë dalë në terren për të verifikuar situatën dhe për të vlerësuar mundësitë e ndërhyrjes.

Ndërsa sipas tyre, përmbytjet po e kthejnë fushën në një kenetë duke penalizuar të gjithë banorët e zonës që bujqësinë e kanë burim kryesor të ardhurash.