MENU
klinika

Masat e policisë

Rikthehet ‘Kacifas’, Shqipëria ‘mbyll’ kufirin!

11.05.2019 - 09:43

Gjashtë muaj pas vdekjes së minoritarit grek Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat do të zhvillohet sot mesha përkujtimore. 

Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, u është refuzuar hyrja 9 grekëve.

Ata kanë deklaruar se vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimore të Kacifas.

Disa prej tyre janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa të tjerë për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë.

Gjithashtu, mësohet se pesë prej tyre kanë qenë gazetarë.

Oficerë të anti-terrorit në Policinë e Shtetit prej tre ditësh kanë zbarkuar në Gjirokastër.

Kujtojmë se ditën e varrimit të Kacifasit në Bularat, pati tensioned he kërcënime nga shtetasin grek kundër Shqipërisë.

Atë ditë zbarkoi në Gjirokastër edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharous e cila me tone të ashpra u betua se çështjen ‘’Kacifas’’ do ta çonte deri në Bruksel duke penguar madje edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.

Eurodeputetja, pas thirrjeve antishqiptare u shpall non-grata. Edhe shumë shtetas të tjerë grekë, u shpallën si të padeshirueshëm në Shqipëri.

Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ceremonia mortore u shoqërua me incidente në nëntor të 2018.