MENU
klinika

Revolucion në Manchester

Ringritja e United/ 7 transferimet që kërkon Solskjaer!

21.05.2019 - 22:49

Ole Gunnar-Solskjaer po përgatit një revolucion në skuadrën e Manchester United, pas sezonit aspak pozitiv.

Trajneri norvegjez ka kërkuar që në verë të ndodhin të paktën 2 transferime në çdo repart, pasi disa lojtarë kanë kaluar moshën mbi 30-vjeç.

Djajtë e Kuq janë duke tentuar në verë të transferojnë Aaron Wan-Bissakan nga Crystal Palace dhe Kalidou Koulibalyn nga Napoli.

Për të realizuar këto dy transferime, nga skuadra do të largohen Antonio Valencia dhe Matteo Darmian.

Djajtë e Kuq në verë duan të përforcojnë edhe mesfushën, pasi Ander Herrera dhe Juan Mata kanë bërë të ditur se duan të largohen. Skuadra angleze dëshiron t’i zëvendësojë me Tanguy Ndombelen të Lyonit dhe Declan Rice nga West Ham United.

Alexis Sanchez dhe Anthony Martial, janë me një këmbë jashtë Manchester United, dhe Djajtë synojnë të përfitojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tyre.

Për të zëvendësuar kilianin dhe francezin, Solskjaer kërkon me ngulm transferimin  e Joao Felix nga Benfica, Daniel James të Swansea dhe Nicolas Pepe të Lille.