MENU
klinika

Foto nxitëse për spekulime

Rita Ora në lidhje me Wes Nelson ?

30.05.2019 - 13:52

Wes Nelson ka shkaktuar thashetheme se është duke takuar yllin shqiptar të muzikës, Rita Orën.

E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie të bukur të realizuar prapa skenës në koncertin e Leedsit.

 

View this post on Instagram

 

Killed it last night! ??? @ritaora #phoenixtour

A post shared by Wes Nelson ?? (@wes.nelson) on

Fansat e prezantuesit televiziv dhe shokët kanë komentuar se po duken për mrekulli si një “çift i bukur”.

Spekulimet përforcohen pasi që dyshja deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me këto hamendësime të fansave të tyre.

Kujtojmë se bukuroshja jonë kohët e fundit është parë nën shoqëri edhe të këngëtarit , Liam Payne, me të cilin kanë darkuar disa herë së fundmi.

Ndërkohë, Rita është duke mbajtur disa koncerte muzikore pas nxjerrjes në shitje të albumit të fundit, “Phoenix”.