MENU

Gjermanët hidhen në sulm

Robben cakton pasuesin/ Bayern ‘peshkon’ yllin e City-t

16.05.2019 - 21:22

Bayern Munich pritet të jetë ndër skuadrat më aktive në merkaton e ardhshme verore.

Franck Ribery dhe Arjen Robben do të largohen nga Bavarezët dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë janë në kërkim të zëvendësuesve të tyre.

Leory Sane është objektivi i madh i bavarezëve, i cili kohët e fundit nuk është aktivizuar shumë minuta me Manchester Cityn.

Citizens janë gati ta lënë të lirë yllin e tyre nëse mbërrin një ofertë rreth 100 milionë euro.

Për ardhjen e mundshme të Sane në Munich ka folur edhe veterani i Bayernit, Arjen Robben.

“Ka shumë sulmues të talentuar në Evropë dhe Sane është njëri nga ta. Ka shumë cilësi, i shpejtë, i aftë t’i kalojë kundërshtarët dhe të shënoj, por që kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me Cityn.

Më pëlqen ta shoh atë te Bayerni, por nuk varet nga unë nëse do ta transferojë klubi apo jo”, u shpreh Robben.

Gjithsesi, Bayern nuk do të jetë i vetmi pretendent për anësorin gjerman, pasi për të ka shpehur interesim edhe PSG.

“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro