MENU
klinika

Gati rikthimi i bujshëm

Ronaldo zgjedh trajnerin e ri të Juventusit!

19.05.2019 - 11:39

Massimiliano Allegri dhe Juventus njoftuan të premten se vendosën bashkarisht që të ndërpresin kontratën.

Kjo ka bërë që bardhezinjtë të hidhen menjëherë në kërkim të një tekniku që ka kapacitet e duhura për të drejtuar bardhezinjtë.

Por mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri të Juventusit

Sipas mediave italiane, Portugezi i ka kërkuar drejtuesve të klubit të nënshkruajë me trajnerin Carlo Ancelottin.

CR7 kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Ancelottin, sidomos pas eksperiencës tek Real Madridi dhe ka theksuar herë pas here se do të donte që të stërvitej përsëri nga Carlo një ditë.

Për Ancelottin do të ishte një rikthim në Torino pasi ai ishte trajner në stolin e Juventusit nga shkurti i vitit 1999 deri në verën e vitit 2001.

Megjithatë, kjo lëvizje duket e vështirë pasi ai u bashkua me Napolin vetëm këtë sezon dhe nuk të largohet, duke pasur dhe një kontratë deri në qershor të 2021.