MENU
klinika

Incidenti në Letoni

Ruçi: Efektivja Zarife Hasanaj, dëshmore e paqes

06.05.2019 - 13:47

Pas fjalës ngushëlluese nga Ilir Meta, edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shprehur sot ngushëllime për rënien në krye të detyrës të efektives, Zarife Hasanaj dhe plagosjen e dy ushtarakëve, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj gjatë misionit në Letoni.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjesëtare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni.


Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë. U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni.

Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribuojnë në misionet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit.″, thuhet në mesazhin e Ruçit.