MENU
klinika

Serie A

Sassuolo ndal Romën/ Verdhekuqtë larg Champions!

18.05.2019 - 22:45

Roma ka bërë një tjetër hap fals në transfertën ndaj Sassuolos.

Verdhekuqtë barazuan 0-0 duke zbehur edhe më shumë shpresat për një vend në Champions.

Pjesa e parë ishte tepër e vakët me verdhekuqtë që nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht porten kundërshtare.

Në të dytën, verdhekuqtë patën disa raste konkrete me Dzeko dhe Kluivert, por sulmuesit dështuan në momentin final.

Ndeshja mbeti me rezultate të paprekura ndërsa verdhekuqtë nuk shfrytëzuan dot as 6 minuta shtesë.

Me kētë barazim ekipi i Ranierit pozicionohet në vendin e 5-të por ka një ndeshje më shumë se rivalët për Champions League, të cilët nëse fitojnë largojnë edhe më shumë verdhekuqtë nga objektivi.