Vetëm pak orë para protestës që pritet të zhvillohet të dielën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pritet të vizitojë Tiranën.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme u lajmërua se Stoltenberg do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Pas përfundimit të këtij takimi pritet që Stoltenberg të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s të takohet me Presidentin e vendit, Ilir Meta.
Mësohet se në fokus të bisedës me krerët më të lartë të shtetit shqiptar do të jetë siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.
Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar,ku nga njëra anë opozitë shprehet se nuk do të ketë zgjedhje lokale e maxhoranca paralajmëron se të shtunën do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.