MENU
klinika

Shikoni ngjashmërinë!

Selena Gomez si Jennifer Aniston përmes veshjeve

31.05.2019 - 14:44

Trendi i modës i viteve të ’90-ta po rikthehet dhe një gjë të tillë së fundmi e kemi parë te këngëtarja Selena Gomez.

Këngëtarja amerikane është fotografuar nga paparacët teksa shfaqet me një veshje të rikrijuar, veshje kjo të cilën më parë e kishte veshur Jennifer Aniston.

Ajo kishte veshur një palë pantollona të ngjitura me ngjyrë të zezë me një bluzë të bardhë poshtë tyre dhe atlete gjithashtu të bardha.

Por kjo nuk u vu re vetëm në një veshje pasi e njëjta gjë ra në sy edhe me aksesorët.

Ajo kishte vendosur edhe një kapele bejsbolli, syze të rrumbullakëta, ndërsa  flokët i kishte kapur në dy bishtaleca.

Ndërkohë, Aniston kishte veshur këtë veshje në komedinë romantike “Picture Perfect” në vitin 1997.

Aktorja kishte veshur një bluzë të bardhë, por ndryshe nga Gomez, ajo e kishte kombinuar me një fustan të zi të shkurtër dhe më këpucë të zeza.

Në vitin 2014, Gomez ka vazhduar të shfaq dashuri ndaj Aniston, e cila në të njëjtën kohë po promovonte filmin “Cake”.

Unë  kam qenë duke e ndjekur vetëm karrierën si fanse që nga mosha tetë vjeçare dhe tani dua të shoh transformimin total të saj në filmin e ri Cake”, thotë ndër të tjera Gomez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një linjë e re e rrobave të banjës

Nga asistentja e Selena Gomez, tani ortakja e saj