Sherebela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë dhe kategorizohet në një nga ilaçet më të mira. Kjo bimë rritet në shpate gëlqerore, në kullota, nga zonat e ulëta e deri te ato alpine.
Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial 2 %, saponine, alkaloide, lëndë rregjëse, rrëshirë. Çaji i përfituar nga sherebela përdoret për pastrimin e gjakut.
Shkenca moderne ka dëshmuar se sherebela ka veprim antibakterial dhe antikërpudhor, freskon dhe forcon, ndihmon kundër dhimbjeve dhe temperaturave të larta, mund të reduktojë nivelin e glukozës në gjak, gjë qe e bën te dobishme për diabetin.
Çaji i sherbelës me mjaltë dhe lëng limoni mbetet nje solucion shumë i mirë për gargar për bajamet e inflamuara dhe gryket e skuqura. Madje përdoret nga tenorë të ndryshëm për të përmirësuar performancën vokale.
Kohët e fundit është dëshmuar qe sherebela përmirëson kujtesën dhe ndikon kundër sëmundjes se Alzheimerit. Praktika ka treguar që në mënyrë të shkëlqyeshme pastron gjakun dhe po ashtu ndihmon mirë tek nxjerrja e sekrecionit nga organizmi. Në mënyrë pozitive ndikon në qarkullim, kundër gjakderdhjes dhe inflamacioneve.
Për shkak te veprimit te vet antiseptik, përdoret kundër erës së pakëndshme, problemeve me fyt dhe bajame, qelbëzimit te mishit te dhëmbëve etj. Nëse keni probleme te tilla, pini çaj nga sherebela. Sherebela ndikon kundër të vjellave dhe diarresë së shpeshtuar, ndërsa më mirë se çdo bimë tjetër ndihmon punën e zorrëve dhe stomakut.
Në mënyrë të favorshme ndikon në problemet femerore. Përmirëson tonusin e mitres, ka efekt antikërpudhor, ndihmon tek rregullimi i menstruacioneve, vendos ekuilibrin hormonal dhe parandalon problemet e menopauzës.
Sherbela ndihmon edhe ne punën e veshkave dhe parandalon formimin e edemave në to.