Protesta e opozitës së bashkuar do të rikthehet sot në orën 18:30.
Vendimi për këtë protestë erdhi pas një mbledhjeje urgjente që u mbajt nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e së shtunës.
Kujtojmë që protesta e së shtunës u shoqërua me akte të dhunshme.
Pas protestë janë arresuar 50 persona, ndërsa 34 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Ndërkohë sipas njoftimeve të policisë janë 16 fektivë policie që janë plagosur nga nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”.
Por ç’do ndodhë me protestën sot? Ende nuk dihet skenari i opozitës për protestën e sotme.
Shiu dhe kushtet atmosferike nuk favorizojnë zhvillimin e kësaj proteste. Sipas parashikimit të motit, shiu do të vazhdojë përgjatë gjithë ditës së sotme.
Aktualisht temperatura në Tiranë është 13 gradë celcius ndërsa në orën 18:00 pritet të pësojë një ngritje me 5 gradë celcius.
Megjithatë reshjet nuk do të ndalin.
Në këto kushte mbetet për t’u parë se si do të jetë pjesëmarrja e protestuesve, nëse opozita e bashkuar do të zhvillojë apo jo një protestë sot.