Kryeministri Rama foli sot me gazetarët edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve si varjant për të zgjidhur krizën politike.
Rama tha se nuk është utopi shtyrja e zgjedhjeve, por është shkelje e Kushtetutës.
Për Kryeministrin opozita e humbi autobusin e 30 qershorit, por tani duhet të presë trenin e 30 qershorit të vitit 2021.
“Dialog me opozitën, por pa negociuar datën e zgjedhjeve? Por cfarë do të dialogoni?
Utopi jo, por është shkelje e Kushtetutës. Ka njëmijë gjëra për të dialoguar, ata e thonë nuk duan as karrige, as pushtet, duan që vendi të jetë më e mirë dhe për këtë ka shumë gjëra që kanë nevojë të ndodhin akoma.
Autobusi i 30 qershorit iku, sepse kur qëndroi në stacion ne i hipëm ata jo, treni i 2021 vjen shpejt se dy vjet ja kaluan, kur ishte dita e marrëveshjes me PD, të premten mbush dy vjetorin, a nuk ju duket sikur ka ndodhur pak kohë përpara, ja iku.
Ata kanë shumë gjëra për procesin zgjedhor, legjislacionin, etj, ne kemi idetë tona po ashtu për çfarë do dialog ojme, që të kemi zgjedhje shumë më të mirë dhe për të diskutuar këto gjëra.
Dialogu është i hapur nuk vë kushte, nuk jam si paraardhësi im këtu. apo si ai, që thotë ik ti të flasim, por me kë do flasësh ti, me murin?
Kushte s’kam i gatshëm për të folur mbi çdo gjë, por jo të dalë unë mbi kushtetutën e vendit, jo. Kam pasur një arsye shumë të fortë se e kam ditur që do të ishte gur në qafë për vendin, procesin demokratik dhe palët se do të kthehej në lojë.
Jo nuk ka, edhe data e zgjedhjeve nuk shtyhet se nuk mund të krijojmë precedentë”, ka thënë Rama.