MENU
klinika

Afati deri në 10 maj

Si do të ndahen 5 milion euro për bujqësinë?

05.05.2019 - 15:36

Fermerët kanë afat deri në 10 maj për të plotësuar dokumentet për të përfituar mbështje financiare nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

Thirrja është hapur në më 23 Prill, nga Programi i Mbështetjes në Bujqësi, për vitin 2019. Drejtore e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca gjatë prezantimit të projektit theksoi rezultatet e programit bujqësor dhe zhvillimit rural të vitit 2018, duke nxitur fermerët dhe sipërmarrësit rural për të aplikuar në skemat kombëtare 2019, mbështetur nga fonde buxhetore.

Drejtore e AZHBR Frida Krifca, bëri të ditur në ccleje të procesit të aplikimeve se mbështetja është më e prekshme për fermerët dhe agrobizneset nëpërmjet financimeve direkte.

Shtimi i fondeve nga qeveria përmes programeve kombëtare dhe IPARD, për sektorin rural, ka rritur interesin për aplikime të reja. Gjatë ditës së parë kanë aplikuar 790 fermerë për subvencione në bujqësi për thirrjen e re të vitit 2019, e cila rezulton tre herë më shumë se vitet e tjera, për numrin e regjistrimeve në një ditë.

Fondi

Qeveria ka miratuar kriteret se si do të ndahet fondi i subvencioneve prej 5 milionë eurosh, i miratuar në buxhetin e vitit 2019 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Afro 4 milionë euro do të përdoren kryesisht për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve blegtorale e të peshkimit si dhe uljen e kostove të prodhimit nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara, për dorëzimin e qumështit, açuget dhe sardelet e peshkuara, ndërsa një pjesë do të shkojë për mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

1 milion euro të tjera do të shkojnë si grante për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit”, dhe do të përdoret për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, për përmirësimin e mekanizimit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit.

Këtë vit fermerët krahas fondit nga skemat kombëtare 2019, përfitojnë financim edhe nga programi IPARD II, thirrja e dytë e të cilit pritet të hapet në muajin Korrik.

Aplikimet

Aplikimet për të përfituar nga këto fondet, kryhen online në 20 agropika, 16 Agjenci Rajonale të Ekstensionit Bujqësor edhe përmes platformës e-Albania, duke u ofruar fermerëve një shërbim pa kosto.

Thirrja do të qëndrojë e hapur prej datës 23 Prill deri më 17 Maj për Masat e Investimeve si dhe 23 Prill deri më 10 Maj për Masat Direkte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Drita jeshile” për grante, kriteret kryesore

Skema, si do shpërndahen 5 mln euro për bujqësinë