MENU
klinika

Dhunë në protestë

Situatë e tensionuar te Parlamenti, FNSH godet dhe arreston sekretarin e PD

11.05.2019 - 22:15

Gjatë protestës së opozitës përballë Parlamentit të Shqipërisë janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme.

Flakadanë dhe bomba molotovë janë lëshuar nga protestuesit drejt efektivëve të policisë.

Një reagim i ashpër është bërë edhe nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka vënë në lëvizje botet me ujë.

Ndërkohë nga pamjet duket se sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, është dhunuar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë përpara ndërtesës së Parlamentit.

Kamerat kanë kapur momentin kur Dollapi rrëzohet në tokë ndërsa goditet me shkopinj gome nga forcat e policisë, të cilët e kanë shoqëruar më pas drejt makinës.