MENU
klinika

Një ekip rrezikon 'zhdukjen'

Skandal trukimesh në Spanjë/ Arrestohen 3 ish-lojtarë të Realit!

28.05.2019 - 17:16

Një aksion i madh policor ka finalizuar arrestimin e disa lojtarëve nga La Liga dhe Segunda Division në Spanjë.

Sipas medieve nga vendi iberik, policia spanjolle ka arrestuar disa futbollistë në aktivitet por jo vetëm, në kuadër të një hetimi për një seri ndeshjesh të trukuara në sezonet 2016-2017 dhe 2017-2018.

Policia njofton se mes të arrestuarve është edhe Raul Bravo, ish-futbollisti i Real Madrid.

38-vjeçari konsiderohet si përgjegjësi kryesor i këtij grupi, ndërkohë që është arrestuar edhe Borja Fernandez, i cili vetëm pak kohë më parë është tërhequr nga futbolli.

Është ndaluar gjithashtu, Carlos Aranda, një tjetër ish-lojtar i formuar në akademinë e Realit, i cili ka luajtur në skuadra dhe kategori të ndryshme në Spanjë, duke ndërruar ekip thuajse çdo vit, para se të tërhiqej 2 vite më parë.

Pas hekurave, ka përfunduar edhe Samu Saiz, i formuar edhe ai në skuadrat zinxhir të Realit e që në këtë sezon ishte kthyer te Getafe, ku luajti 10 ndeshje në La Liga, si dhe Iñigo Lopez, 36 vjeç, i cili nisi karrierën tek Atletico e Madridit.

Policia gjatë kësaj të marte ka bastisur zyrat e Huescas, ku janë arrestuar presidenti Agustin Lasaosa dhe mjeku i klubit, Galindo Lanuza.

Huesca-Gimnastic Tarragona, luajtur në maj 2018, ka pasur trukime skandaloze dhe për këtë Huesca rrezikon zbritjen disa kategori më poshtë.

Të shoqëruarit akuzohen për kurdisje ndeshjes, korrupsion si dhe pastrim parash.